Pavarësisht qëndrimit kundërshtues te Ankarasë, parlamenti gjerman ka miratuar rezolutën qe vrasjen masive te armeneve nga osmanet gjate Luftës se Pare Botërore e konsideron gjenocid. Kryeministri turk Jildirim reagoi menjëherë, duke njoftuar tërheqjen e ambasadorit te vendit. Me herët Turqia kishte paralajmëruar se rezoluta do te dëmtonte marrëdhëniet mes dy shteteve. Kancelaria Merkel nuk ishte ne parlament për votimin, por rezoluta u mbështet nga partia e saj Kristian Demokrate, partneret Social Demokrate dhe te Gjelbrit. Armenia thotë se 1.5 milionë njerëz janë vrare ne masakrën e vitit 1915, por autoritetet turke pretendojnë se numri ka qene shume me i vogël. Ky zhvillim vjen ndërsa Gjermania ka kërkuar ndihmën e Turqisë per te frenuar fluksin e emigranteve. Mbi 20 shtete, përfshire edhe Francën e Rusinë, si dhe papa Françesku, vrasjet e vitit 1915 i cilësojnë gjenocid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *