Italia është përfshirë nga moti i keq këtë të diele. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe përmbytjen e disa zonave, ndërsa në Romë disa rrugë janë bllokuar.

 

Si pasojë e erërave të forta disa pemë janë rrëzuar, edhe pranë Koloseut në Romë.

 

Të paktën 4 persona humbën jetën në Kalabri, teksa ishin duke kryer punime me kanalizimet si pasojë e rrëshqitjes së dherave të shkaktuar nga shirat e dendur.

 

Italia ka ndezur alarmin portokalli, ndërsa policia dhe zjarrfikëset janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur njerëzve në nevojë.

 

Nga mbrëmja e së shtunës deri në orët e para të së dielës, ekipet e emergjencave kanë pranuar rreth 120 telefonata për ndihmë.

 

Edhe qarkullimi i automjeteve është vështirësuar për shkak të motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *