Në fshatin Murqin të Krujes, rreth 10 familje rrezikohen nëse reshjet e shiut vazhdojnë.

 

Shiu i rene mbrëmë dhe këtë të diel ka bere qe lumi i Ishmit te fryhet dhe afër grykëderdhjes të dalë nga shtrati. Per momentin, rruga e ketij fshati eshte e bllokuar nga uji.

 

Ndërkohë, në njësinë administrative Çerravë, si rezultat i prurjeve të shumta, ura që lidh dy lagjet Çerravën me Qershizën është rrëzuar. Nënkryetari Paskalino Ziko njoftoi se do të merren masa të menjëhershme për të bërë të mundur rindërtimin e urës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *