Rektorati i Universitetit të Tiranës u ka bërë thirrje studentëve që t’i rikthehen procesit mësimor.

 

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, rektorati ka vendosur gjithashtu se do të merren masa që të garantohet plotësimi I programit mësimor për vitin akademik 2018-2019 nëpërmejt zëvendësimit të orëve të mësimit.

 

Duke u ndalur tek kërkesat e studentëve, Rektorati shprehet se do të marrë masa që të urdhërojë të gjitha strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave.

 

Sipas Rektoratit, do të ngrihet gjithashtu edhe një grup pune ku do të ketë dhe përfaqësi studentësh për ngritjen dhe realizimin e një plani që lidhet me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *