E enjte, 29 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Video · Sociale

Regjistrimet tek Ekonomiku; Dekani Dhori Kule kërkon thjeshtëzim të proçedurave

Këndi i maturantit në portalin e aplikimit universitar U-Albania, tashmë është përditësuar me listat e maturantëve që kanë fituar të drejtën e studimit në fakultetet ku kanë aplikuar.

 

Reklamë

Duke u nisur nga interesi i lartë i maturantëve në degët e ekonomisë, dekani i këtij fakulteti, Dhori Kule nënvizon se kuotat nuk do të ezaurohen që në raundin e parë, pavarësiht kërkesës.

 

Reklamë

DHORI KULE

DEKAN I FAKULTETIT TE EKONOMISE

 

“Edhe nëse regjistrohen të gjithë ata që janë shpallur fitues në lista, mbeten 291 vende bosh sepse ata do të shpërndahen në katër degë të fakultetit të ekonomisë. Të mos nxitojnë nëse duan të vazhdojnë ekonominë sepse do të ketë edhe nga ata që mund të regjistrohen ne degë të tjera edhe pse janë shpallur fitues.”

 

Sa i takon procesit të regjistrimit, dekani i fakultetit të ekonomisë përsërit kërkesën që procedurat të thjeshtëzohen.

 

“Nëse ne do të dinim se si i kanë renditur maturantët preferencat kur kanë aplikuar, procedura e regjistrimit thjeshtëzohet. Kjo është e domosdoshme, mund të bëhen edhe 15 zgjedhje, nuk ka rëndësi por duhet ti përcillen universiteteve dhe në varësi të preferencave të bëhet regjistrimi. Kështu thjeshtëzohet procesi.”

 

Nga data 29 gusht deri më 11 shtator do të zhvillohet raundi i parë i regjistrimit në universitete.

 

Edhe këtë vit, më të kërkuarat kanë qënë degët e mjekësisë, ekonomiku, juridiku si dhe inxhinieritë e teknologjia e informacionit.

 

Më shumë video

Reklamë