Ambasadorja amerikane, Yuri Kim përsëriti edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë në krah të Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo deklaroi gjatë një takimi të organizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se kjo reform duhet të bëhet me shpirtin e Skënderbeut dhe frymën e Xhorxh Uashington.

 

“Pavarësisht se nëse jemi gjermanë, shqiptarë, amerikanë, jemi shërbyes publik dhe jemi këtu për të shënuar kauzën e drejtësisë për të gjithë. Po punojmë që të sigurojmë besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integrim dhe paanësi. Në anglisht kemi një thënie me peshë: shërbejmë drejtësi. Të hënën thashë se SHBA në momente kritike ka qenë në krah të Shqipërisë. Në këto momente që përpiqeni të zbatoni reformën në drejtësi është ky moment. Dua t’u them se ne jemi me ju krah për krah. Besoj se shpirti i Skënderbeu është gjallë ne vendin tuaj si dhe fryma e Xhorxh Ëashington është këtu.”

 

Edhe të enjten, në një takim prezantimi me klasën politike, gjyqtarë e prokurorë, Yuri Kim nënvizoi se do të ndihmojë vendin në zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo kërkoi që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *