Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka folur për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave që vijnë nga Serbia në Kosovë.

Në një konferencë për media ai u shpreh se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët ndërsa theksoi se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *