Subscribe

6 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 135 raste të reja pozitive me COVID, nga 860 testime të kryera.  Ndërkohë, janë shëruar 94 persona.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka humbur jetën një 63-vjeçar, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Po ashtu, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 64-vjeçar nga Mati, një 71-vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 77-vjeçar; një 72-vjeçare dhe një 80-vjeçare.

Që nga fillimi i epidemisë regjistrohen mbi 10 mijë të prekur nga koronavirusi, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.”

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2054Durrës 466
Shkodër 296
Lezhë 204
Elbasan 154
Korçë 135
Kukës 129
Vlorë 125
Fier 113
Berat 69
Dibër 35
Gjirokastër 34

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *