Subscribe

Pandeshkueshmeria vazhdon te mbetet problem per Shqipërinë. Raporti vjetor i organizatës “Amnesty International”, veçon ngjarjet e 21 janarit 2011, ku dy ish-zyrtaret e larte te policisë Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj, nuk zbatuan urdhrat për arrestimin e pjesëtareve te gardës, te akuzuar per vrasjen e 4 protestuesve.

“Ne muajin qershor prokurori arriti ne përfundimin se dështimi i ish-drejtorit te policisë Hysni Burgaj dhe zëvendësit te tij Agron Kulicaj për te ekzekutuar urdhearrestet per anëtaret e gardës te akuzuar per vrasjen e 4 protestuesve ne demonstratën antiqeveritare te 21 janarit 2011, nuk ishte vepër penale. Pavarësisht dënimeve per vdekjen e tre protestuesve, mosndeshkueshmeria vazhdoi ne rastin e protestuesit te katërt, Aleks Nika”.

Raporti ndalet edhe tek largimi i mijëra shqiptareve drejt vendeve europiane, per shkak te varfërisë.

“Shqipëria mbetet nje vend transit per emigrantet dhe refugjatet. Mijëra shqiptare aplikuan për azil ne vendet e BE, përfshire mbi 54 mije ne Gjermani, vend qe refuzoi 99 perqind te kërkesave. Mijëra te tjerë u riatdhesuan nga Gjermania dhe Suedia”.

Autoritetet nuk kane bere progres ne çuarjen përpara drejtësisë se përgjegjësve per zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, ne vitin 1995, apo te gjetjes se trupit te tij. Ish-agjenti Ilir Kumbaro, i dënuar ne 2012 per torturimin dhe vrasjen e tij mbetet ende ne kërkim pas arratisjes nga Britania. Pavarësia e medias thekson raporti u komprometua nga vetecensurimi, presioni ndaj saj dhe kërcënimi ndaj gazetareve. Një tjetër çështje shqetësuese është mbrojtja e grave nga dhuna ne familje. Shumë prej tyre kane kërkuar mbrojtje, por me pas ato janë detyruar të tërheqin denoncimet si pasoje e presionit nga te afërmit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *