Bota është jashtë rrugës për të përmbushur objektivat globale së të ushqyerit.

Një numër i konsiderueshëm fëmijësh mbeten të kequshqyer dhe asnjë vend nuk po ndalon rritjen e obezitetit së të rriturve, ndërkohë që efektet e pandemisë Covid-19 po shtojnë kostot në drejtim të përmbushjes së objektivave të ushqyerjes së shëndetshme.

Kështu nënvizon raporti më i fundit global i ushqyerjes, i cili për Shqipërinë tregon se ka bërë pak progres në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ushqyerjes si dhe uljes së obezitetit. Sipas raportit, Shqipëria renditet në vendet e fundit, mes shteteve si Kazakistani, Turkmenistani, sa i përket treguesve të ulët të përmirësimit në: mbipesha tek të rriturit, pesha e ulët në lindje te fëmijët dhe kequshqyerja te fëmijët.

Raporti i këtij viti tregon se progresi aktual në të ushqyerit është mjerisht i pamjaftueshëm. Ekziston një nevojë urgjente për të rritur luftën kundër dietave të varfra dhe kequshqyerjes për të trajtuar nivelet në rritje të sëmundjeve të parandalueshme, vdekjeve dhe dëmtimit të planetit.

Pa veprime të forta ushqimore nga kombet, thekson raporti, pandemia Covid-19 pritet të ketë një ndikim afatgjatë sa i përket nën-ushqyerjen e nënës dhe fëmijës (moszhvillimi i trurit, anemia). Covid-19 vlerësohet se ka shtyrë 155 milionë njerëz në varfëri ekstreme globalisht, dhe parashikohet që rreth 118 milionë më shumë njerëz po përballeshin me urinë në vitin 2020 sesa në 2019, për shkak të Covid-19, në kombinim me konfliktet e vazhdueshme dhe ndryshimet klimatike.

Duke pasur parasysh përshpejtimin e pandemisë në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme në vitin 2021, nëse nuk ndërmerren veprime të reja, raporti vlerëson se ndikimi real mund të jetë më afër skenarit më pesimist, sa i përket vdekshmërisë foshnjore, përhapjes së anemisë et.

Raporti Global i Ushqyerjes është raporti kryesor në botë për gjendjen e të ushqyerit global. Është udhëhequr nga të dhënat dhe prodhohet në mënyrë të pavarur çdo vit për të hedhur dritë se ku është arritur përparimi dhe për të identifikuar se ku mbeten sfidat. Raporti synon të frymëzojë qeveritë, shoqërinë civile dhe palët e interesuara private që të veprojnë për t’i dhënë fund kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Ai gjithashtu luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar palët e interesuara të japin llogari ndaj angazhimeve që ata kanë bërë në drejtim të trajtimit të kequshqyerjes./Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *