Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për konferencën që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, i cili ka folur për skandalin e publikimit të pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

 

Ngjela shkruan se kryeministrit i ka rënë shteti pasi nuk ka arritur të sigurojë të dhënat personale të qytetarëve. Ndër të tjera Ngjela në postimi e tij thekson se Rama duhet të japë dorëheqje.

 

“Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë. Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit. Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre. Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirmsojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.

 

Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj. Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar. Duhet të japë dorëheqjen.

 

Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë. Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim. Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.
Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi”, shkruan Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *