Protestat e dhunshme pro Palestinës vijojnë në dhjetëra universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Studentët në universitetin e  Kalifornisë u përplasën me forcat e rendit, ndërsa 15 prej tyre mbetën të plagosur.

Policia u bëri thirrje studentëve për tu shpërndarë, por ata nuk u bindën. Disa prej tyre u panë me helmeta dhe shami për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës.

Forcat speciale të policisë amerikane morën kontrollin e situatës, pasi tensionet arritën kulmin gjatë përleshjeve mes pro-palestinezëve që kanë ngritur çadra për të bllokuar kampusin universitar dhe mbështetësve të Izraelit.

Demonstruesit pro palestineze u paralajmëruan se nëse nuk do të heqin çadrat, do të ndiqen penalisht, pasi universiteti i shpalli manifestimet në mbështetje të Gazës si të jashtëligjshme.

Ndërkohë zyrtarët në Kaliforni kritikuan efektivët, pasi sipas tyre janë treguar  të ngadaltë për të shmangur përplasjet mes dy grupeve.

Që prej nisjes së protestave javën e kaluar, në gjithë vendin janë arrestuar një numër i madh prej 1600 personash.

Kampet me tenda nga protestues që u bëjnë thirrje universiteteve që të ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gaza janë përhapur në mbarë vendin në një lëvizje studentore si asnjë tjetër gjatë këtij shekulli. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *