Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro,...

E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun,...

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta dhe era...

Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, disa...

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj,...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe...

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e...

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë...

Macroni përsëri s’e hedh poshtë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

2 Maj 15:09

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se kjo çështje do të bëhej “legjitime”, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë.

Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për Economist, që u publikua më 2 maj.

Ekonomist tha se Macron e dha këtë intervistë, pasi e mbajti një fjalim javën e kaluar, kur deklaroi se Evropa është “e vdekshme” dhe “mund të vdesë”, pjesërisht për shkak të kërcënimit që paraqet agresioni rus, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

“Nuk e hedh poshtë asnjë mundësi, sepse ne po përballemi me dikë i cili nuk e hedh poshtë asnjë mundësi”, tha Macron kur u pyet nëse ende u qëndron komenteve që i bëri në fillim të këtij viti, kur tha se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të dërgojë trupa në Ukrainë.

Disa analistë besojnë se Rusia mund të jetë buzë fillimit të një ofensive të re shumë të madhe në Ukrainë.

Macroni tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më larg, ne do të detyrohemi, në çdo rast, t’ia bëjmë vetes këtë pyetje” për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ai e përshkroi një lëvizje të tillë si “paralajmërim strategjik për homologët e mi”.

Ai e përshkroi Rusinë si një “fuqi e destabilizimit rajonal” dhe si “kërcënim për sigurinë e evropianëve”.

“E kam një synim të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”, theksoi Macron.

“Nuk do të ketë siguri në Evropë, nëse Rusia fiton në Ukrainë. Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet aty? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë dhe të tjerët?” pyeti ai./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Macron trupa ne ukraine Ukraine

Nga e njëjta kategori

E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, temperaturat bien me 20 gradë brenda minutit

më shumë...

Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin dhe thellimin e partneritetit strategjik

më shumë...

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë flakët

më shumë...

Rrezikuan pushuesit, bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:09

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420...

4:55

E pazakontë në Francë, një re gjigante...

4:44

Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin...

4:43

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta...

4:42

Rrezikuan pushuesit, bllokohen dy gomone në Vlorë,...

4:15

Zjarr në një ndërtesë në qendër të...

3:50

Çfarë duhet të lexoni këtë verë? “Living”...

3:23

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i...

3:12

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me...

2:53

Debat në grupin e PD për bojkotin,...

2:49

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për...

2:44

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen...

2:39

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te...

2:37

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë...

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

Më të klikuarat

  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.