Subscribe

Fushatën e tij, kryeministri Edi Rama e përqëndroi pasditen e kësaj të marte në Elbasan, me një takim në stadiumin e qytetit.

Ndërsa mbrojti që në nisje patronazhistët, kreu i qeverisë tregoi edhe numrin e kartës së tij të ID. Më pas, paralajmëroi presidentin Ilir Meta se socialistët dinë shumë gjëra për të.

“G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç’i dihet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare, ID e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse ID jonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhënë të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, kjo është si me të marrë targën e makinës”, tregoi Rama.

Rama tha se mandati i tretë i duhet për të vijuar me reformat e mëdha dhe ndryshimet që do të garantojnë zhvillimin e shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *