Kryeministri Edi Rama ka treguar se ku mund të ankohen të gjithë ata që kanë probleme me bankat për shtyrjen e pagesës së këstit të kredisë. Rama tha në “Facebook” se Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal, ku mund të nakohet çdokush.

 

“? PËR TË GJITHË ATA QË HASIN PROBLEME ME BANKAT PËR SHTYRJEN TREMUJORE TË DETYRIMEVE NGA KREDITË, BANKA E SHQIPËRISË KA VËNË NË DISPOZICION NJË KANAL ANKESASH NË FAQEN E VET.”

 

Si fillim, qytetarët duhet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë dhe të sqarosh vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar. Nëse hasin probleme, ata mund të drejtohen tek adresa e emailit [email protected].

 

Në mesazhin që do të dërgohet në këtë adresë, ankuesi duhet të specifikojë emrin e bankës/subjektit me të cilin ka marrëdhënie kredie. Po ashtu duhet të sqarohen vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe të vihet në dispozicion korrespodenca e plotë që ka patur me bankat/subjektet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *