Edhe pse vendi është në karantinë, ka edhe nga ata qytetarë që duhet të lëvizin për të shkuar në punë. Për këtë kategori është vendosur që lëvizja me automjet të kryhet brenda një orari të caktuar. Për të lëvizur pa problem, ka një adresë unike ku duhet të vetëdeklarosh se do të qarkullosh me makinë. Këtë adresë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

 

“? JA ADRESA UNIKE KU VETËDEKLAROHET LËVIZJA ME AUTOMJET DHE NDJESË PËR ÇDO MËRZI E PAMUNDËSI QË MUND T’JU JETË SHKAKTUAR, SI REZULTAT I MBINGARKESËS SË SISTEMIT DJE DHE SOT?”

 

Ai paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm sepse kush kapet me vetëdeklarim të rremë, do të ndëshkohet.

 

“? KUJDES! KUSH KAPET PËR VETËDEKLARIM TË RREMË E PËSON! RESPEKTONI RREGULLAT DHE KRYENI PUNËN QË DUHET, PA SHKELUR LIGJIN E LUFTËS!

? PO VAZHDUAM KËSHTU DO T’IA DALIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *