Kryeministri Edi Rama ka reaguar pë protestën e banorëve të “5 Majit” ditën e sotme përpara parlamentit dhe selive diplomatike në Tiranë.

 

Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se të gjithë familjeve në këtë zonë u është dhënë haku që u takon.

 

 

“Blerta Huba, ndërsa unë besoj se tek “5 Maji” të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj të paktën, jo për mua, po për tërë ata që u vranë, u burgosën, u privuan nga e drejta e votës,” i përgjigjet Kryeministri Rama një prej komentueseve në një nga postimet e ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *