Subscribe

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për cështjen e Xhisiela Malokut, vajzën nga Fusha Kruja e cila është dhunuar fizikisht nga vajza e deputetit socialist Rraman Rrahja duke e konsideruar të pafalshme këtë gjë.

 

Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës në lidhje me përfshirjen ne këtë ngjarje te Taulant Ballës që sipas tyre bazuar në deklaratat e nënkomisarit Emiljano Nuhu ka qënë I pranishëm në komisariat kur policet janë kërcënuar që të mos prangosej Rexhep Rrahja.

 

Kreu I qeverisë thotë se policia ka bërë detyren e saj duke mos I bërë asnjë favor djalit të deputetit socialist ndërsa opozita sipas tij me abuzimin politik ndaj vajzes nuk po bën gjë tjetër vecse por e ridhunon Xhisiela.

 

 

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *