Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dënime ashpëra për të gjithë personat që do të përpiqen që të pengojnë zgjedhjet në 30 qershor.

 

Në takimin e zhvilluar me kandidatët socialistë në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se krahas dënimeve penale, atyre që do e tentojnë një që të tillë do iu hiqet edhe e drejta për të hyrë në SHBA e BE.

 

“Do iu hiqet e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE, dhe une nuk dua kurrë unë që një shqiptar i zakonshëm të mbetet tërë jetën pa hyrë dot në BE dhe SHBA, se shkoi e vajti pas një udhëheqje që do ta bëjë vendin shesh të një përsheshi të neveritshëm”.

 

Kreu I qeverisë krahas paralajmërimeve, u ndal edhe tek fushata zgjedhore. Ai u kërkoi kandidatëve socialistë që të bëjnë fushatë të fortë edhe në zonat ku nuk ka kandidatë nga radhët e opozitës. Kjo me qëllim që socialsitët, sipas Ramës, të lidhin sa më shumë kontakte me njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *