Subscribe

Kryeministri Edi Rama premtoi se përsa kohë që PS do të jetë në qeveri, paga minimale do të vijojë të rritet.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai deklaroi se shumë shpejt do të thuhet edhe sa do të bëhet paga minimale në mandatin tjetër qeverisës.

 

“300 mijë lekë paga minimale është pak, është shumë pak akoma. Është shumë më shumë sesa 230 mijë lekë që e gjetëm ne, por është akoma shumë pak. Nuk e shoh të rrezikshme për investimet sepse kjo do të shkojë gradualisht dhe paralelisht me rritjen e kapaciteteve produktive dhe ndryshimin e qasjes së sipërmarrësve këtu në Shqipëri. Ne do ta rrisim më tutje pagën minimale, duhet rritur akoma. Nuk e shoh si rrezik për ardhjen e investitorëve të huaj. Ne duam që në mandatin e tretë ta rrisim më tutje, do ta themi edhe sesa do ta rrisim në shpalljen e planit tonë. Për ne nuk është një fushatë elektorale e një partie që ka dalë dhe po premton për të fituar dhe pastaj shohim e bëjmë. Nuk jemi në vitin 2013, porn ë vitin 2021. Nuk jemi një parti që pas 8 vitesh në opozitë kthehet për të marrë detyrën siç ishte në 2013. Ne duam të heqim taksën për rrogën 400 mijë lekë. Është një masë shumë e rëndësishme sepse e zgjeron shumë fashën. Ne duhet të jemi shumë shumë të përgjegjshëm për gjërat që kemi vetë në dorë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *