Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri për Evropën dhe Politiken e Jashtme Ditmir Bushat, ndodhen në Nju Jork, për të marrë pjesë në punimet e asamblesë së përgjithshme të organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sesioni i 72-të, që do të hapet të martën do të përqendrohet tek tema: “Fokusi tek njerëzit: Përpjekjet për paqe dhe një jetë të mirë për të gjithë dhe një planet të qëndrueshëm”.

 

Kreu i qeverisë shqiptare pritet që të mërkurën të mbajë një fjalim, gjatë punimeve të kësaj asambleje që do drejtohet nga Miroslav Lajçak. Paralel me këtë sesion, do të zhvillohen edhe takime të tjera ku do të diskutohet mbi problemet e klimës dhe çështjet globale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *