Publikimi ne media i përgjimeve te prokurorisë ku dyshohet se është përfshire edhe kryetari i Bashkisë se Durrësit Vangjush Dako, i ka dhene nje argument te shtuar opozites per te mbështetur  aksionin e saj te përditshëm se krimi dhe pushteti janë bere nje.

 

“Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi Ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.”

 

Lideri i opozitës ka përsëritur apelin per arrestimin e anëtarit te kryesisë se PS Dako.

 

Por Basha ka theksuar se ky nuk eshte nje rast i izoluar duke listuar te gjithë emrat e socialisteve qe kane lidhje me bandat. Sipas tij, ne 2017 ne Fushe Kruje votat u grabiten nga kriminelet e lidhur me deputetin Rrahman Rraja, ne Lezhe nga Ndokat, ne Kavaje Elvis Rroshi, ne Elbasan kryebashkiaku Qazimi ka bashkëpunuar me trafikantet e droges dhe ne Dibër, prokuroria ka nje dosje ku jane perfshire Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja.

 

Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.”

 

Basha ka shpjeguar se kriminelet jane bere faktori kryesor elektoral dhe kane kapur peng qeverinë ne te gjithë vendimmarrjen e saj duke vendosur piketat kryesore te aksionit opozitar.

 

“Kjo gjendje është provë e domosdoshmërisë të ndarjes së politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve: të cilat janë prioritete absolute të Partisë Demokratike. Keto dy nisma duhen bere pa humbur kohe per ti dhene mundësi qytetareve te vendosin me vote te lire dhe te ndershme per qeverinë qe duan.”

 

Por edhe pse fokusi i Partise Demokratike eshte goditja e krimit elektoral, Basha ka premtuar se nuk do te leje jashte vëmendjes çështje te rëndësishme si ajo e Teatrit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *