Kreyministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në seancën e posaçme plenare të kësaj të hëne me akuza të drejtpërdrejta ndaj presidentit Meta.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se presidenti me veprimet e tij ka shkuar drejt një procesi vetshkatërrimi dhe se po ia bënë më të lehtë shkarkimin nga detyra mazhorancës.

 

I ndalur tek dekreti i anulimit të zgjedhjeve, Rama deklaroi se Meta përmes këtij dekreti kishte si synonim pengimin e drejtësisë së re.

 

 “Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që gabon. Të mos e ndalim Metën në procesin e vetëshkatërimit. Meta politikisht na e bënë më të lehtë pozicioni në sy të popullit. Njerëzit e shohin armiqësinë e Metës ndaj shumicës tonë. Hedhja në erë e zgjedhjeve synonte pengimin e drejtësisë së re.”

 

Por kreu I qeverisë nuk I ndali me kaq sulmet në drejtim të Metës. Duke e cilësuar si një armik të Kuvendit e të Kushtetutës, Rama deklaroi se mazhoranca nuk duhet ta lejojë më presidentin që të vijojë me gabimet e tij.

 

“Jemi të detyruar që të ndalojmë Metën që të gabojë më tej. Ilir Meta duhet hetuar e ndëshkuar nga ky Kuvend. Ai është sot një armik I vetëdeklaruar i Parlamentit dhe I Kushtetutës. Është shëmbëlltyra e të tremburve nga drejtësia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *