Subscribe

 

Ne fund te këtij viti te gjitha ministritë do te kenë gati listën e dokumenteve qe nuk do t’u kërkohen me qytetareve. Kryeministri Edi Rama ka zbardhur nje prej vendimeve te mbledhjes se pare te qeverise qe po mbahet ne parkun kombëtar te Llogorasë.

 

Gjate nje bashkëbisedimi me gazetare Rama ka përsëritur vullnetin per me pak administrate e per shërbime me cilësore per qytetaret, reforme qe do te preke edhe 61 bashkitë e vendit. E ne kete kontekst Rama ka hedhur poshtë kërkesën e liderit te opozitës Lulzim Basha, per ndryshimin e hartës territoriale. Rama ka sqaruar se çështja është diskutuar ne takimet e majit me kreun e PD Basha, por këndvështrimet e dy politikaneve per ketë çështje janë te kundërta; socialistet synojnë zvogëlimin e numrit te bashkive, ndërsa demokratet kërkojnë shtimin e tyre.

 

Por nese kjo ceshtje e ndan Ramen nga Basha, lideri i maxhorances ka theksuar edhe njëherë vullnetin per te zbatuar marrëveshjen e 18 majit veçanërisht piken qe flet per takime njëherë ne 2 ose 3 muaj mes tij e kreut te PD.

 

Rama ka theksuar se maxhoranca ka vullnetin per te bashkëpunuar me opozitën, si PD ashtu edhe LSI, edhe pse sipas tij LSI eshte ne opozite vetëm nga halli.

 

Rama ka sqaruar edhe mungesën e Sajmir Tahirit ne qeveri.

 

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se ministrat e kabinetit te ri nuk do te jene te palëvizshëm, e qëndrimi i tyre ne detyre do te varet nga rezultatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *