Në takimin e zhvilluar me nxënësit në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama u shpreh do të vihet në dispozicion programi i arteve dhe zejeve në të gjitha shkollat.

 

Ai iu drejtua të rinjve që jeta e tyre të mos përqëndrohet vetëm në shkollë dhe para telefonave, por të jetë e lidhur me kreativitetit artistik dhe dëshirën qytetare për t’u aktivizuar në punë në të mirë të komunitetit.

 

“Po ashtu një tjetër temë që këtu mbase është edhe pak e lidhur me mjedisin ku jemi është tema e programeve artistike mbas mësimit, ku dikush ngriti çështjen e profilit muzikor, për shkak të lëndës që ka zgjedhur apo lidhjen me solfezhin, ndërkohë që kudo shqetësimi për karrierën është gjithmonë një problem. Ku lidhet e gjitha kjo rezyme që unë bëra. Sot ne vendosëm që në buxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë çështjen e mësimit në laborator dhe mësimin e informatikës. Ne do fillojmë punën për të plotësuar laboratorët e shkollave, me qëllimin që plotësimi i laboratorëve mos të jetë një objektiv afatgjatë, por një objektiv afatshkurtër, ashtu edhe për mësimin e informatikës. Ne sot kemi diskutuar vendosjen në dispozicion të programit të arteve dhe të zejeve në të gjitha shkollat, të një financimi të veçantë, ku do të përfshihen dhe vullnetarizmi. E tha shumë bukur një nga vajzat këtu që jeta e të rinjve të mos jetë e mbyllur në klasë dhe në kutin e i phone-it, por të jetë e lidhur edhe punën e duarve, kreativitetit artistik dhe dëshirën qytetare për t’u aktivizuar në punë në të mirë të komunitetit”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *