Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i drejtohet shkodranëve, duke shfrytëzuar si pikëmbështetje; identitetin anti-komunist të kryeqendrës së veriut.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Komunizmi ka vdek, është varrosur dhe mban peng vetëm një vend në Shqipëri, Shkodrën.”
Rama nuk ka hezituar se PD e ka shfrytëzuar anti-komunizmin për të garantuar mbështetje në Shkodër.
“Kur ia jep votën një idioti ti je peng i tij, dhe Shkodra ka mbetur peng për 30 vjet me idenë se po i reziston komunizmit që ka vdek dhe qe rri gjalle ne formën e një fantazme këtu ne Shkodër. Kanë shpikur një luftë i magfjinare dhe i mbajnë peng në emër të kësaj lufte. Nuk i prishet fare terezia asaj kryetares se bashkisë se çfarë ndodh me plehrat ne Shkodër, është qyteti më pis në Shqipëri, me më shumë gropa, qytet që i ka mbetur ora.”
Por shefi i qeverisë i ka folur edhe krenarisë shkodrane, duke vënë në dukje se çfarë ofrojnë kundërshtarët.
“Po te jesh me PD te Lulit, te Dash Shehit, Monikes, Metes dhe te pretendosh qe po mbron aristrokacinë shkodrane ky është fundi. Kjo është të ulesh në gjunjë e t’i kërkosh ndjesë të gjithë atyre qe kane bere Shkodrën dhe që rrotullohen ne varr sa here dëgjojnë nje nga këto emra.”
Për të ilustruar kontrastin me kundërshtarin, Rama u ka kujtuar se ka qenë PS, e cila ka ngritur muzën Marubi, ka rikonstruktuar teatrin Migjeni.
“Por dhe ura e mesit atje qe u shpëtua e dini qe është ndërhyrje pa leje, e kemi bere si ilegale se nuk kishte zot qe bashkëpunonte me këtë kryetaren e bashkisë. Duke punuar natën se këta natën flenë dhe shyqyr qe kur u zgjua Voltana ura ishte kryer.”
Nga Shiroka, kryeministri Rama ka theksuar se PS do te fitoje zgjedhjet e 25 prillit dhe i takon shkodraneve te vendosin nëse duan te jene me fituesin apo humbësin.





