Subscribe

Ndërsa njoftoi nisjen e një operacioni të ashpër nga Velipoja deri në Ksamil për të parandaluar ndërtimet pa leje, kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër drejtorët e policisë në qarqe.

 

Duke folur për pastrimin e territorit dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme, kreu i qeverisë iu drejtua drejtorëve duke iu thënë se mes tyre ka korrupsion.

 

Ai mori si shembull një rast në Sarandë, ku shtoi se policia mbyll sytë përballë atyre që shkatërrojnë detin dhe kap ata që ndërtojnë avlli në fshatra të largët.

 

“Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetëveten dhe nuk duhet të lejojë që 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit. Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësie, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri. Ndërkohë avllinë e dikujt në “firifistun” e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në ‘firifistun’. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje. Është e turpshme kjo, sëkëlldisëse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *