Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të demokratëve për të kryer testime masive për COVID-19.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë bën me dije se nuk është kompetencë e qeverisë për të vendosur sa teste duhet të kryhen.

 

Ai theksoi se strategjinë e testeve e bën vetëm Komiteti Teknik i Ekspertëve, ndërsa qeveria i zbaton.

 

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *