Këtë të enjte të gjithë qytetarët e kishin detyrim të dilnin jashtë shtëpisë me maska. Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur nga reagimi i njerëzve në rrugë.

 

Ai i falenderoi ata për zbatimin e masës dhe tha se është më mirë të mbahet maska sot, sesa të rikthehemi në karantinë. Kryeministri postoi në “Facebook” një video me mesazhe nga target-grupe të caktuara që përcjellin mesazhet e tyre për mbajtjen e maskës.

 

 

“🔴 SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË👍

RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË❤️

Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA🙏”

 

Ata qytetarë që nuk e mbajnë maskën në ambientet jashtë shtëpisë do të përballen me gjobë. Ndëshkimi për ta herën e parë do të jetë 3 mijë lekë, ndërsa nëse përsëritet, 5 mijë lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *