Kryeministri Edi Rama mes batutave dhe ironisë ka debatuar me deputetin Kujtim Gjuzi gjatë zhvillimit të seancës plenare.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, nga kryeministri Rama, deputeti Gjuzi ndërhyri duke I ndërprerë fjalimin kreut të qeverisë. Gjatë këtij moment Rama iu drejtua deputetit Gjuzi me fjalët “Naltmadhëni” dhe “Gjuzi I Parë” duke I kujtuar se është pjesë e konservatorëve dhe se duhet të tregojë më shumë respekt kur flasin të tjerët.

 

Por ironia e kryeministrit, nuk u mirëprit nga ana e deputetit Gjuzi, I cili gjatë replikës I kërkoi kreut të qeverisë që të fliste seriozisht dhe të mos bënte estradë.

 

Ai iu drejtua gjithashtu edhe deputetëve të mazhorancës të cilët I quajti lojtarë rezerve dhe se duhet të shkojnë në burg.

 

“Zoti kryeministër kjo është një letër nga administrata juaj ku shkruhet zoti Gjuzi ose zoti Kujtim. Nuk mund të më thoni mua kurrë naltmadhëni se naltmadhni e kemi te oborri mbretëror me 60% të vjedhur nga komunarët tuaj në ’67.  Nëse do të bisedosh seriozisht me mua dhe grupin që ka ardhur këtu, lojtarët rezervë merri dhe çoji atje ku i ke në burg ata njerëzit e tu që ke pas këtu. Ke dhe ca këtu të tjerë, hiqi dhe këta, këta janë lotarët rezerva tuaj.  Nëse do të flasim seriozisht, se është ditë serioze lidhur me negociimin për në BE, hajde flasim. Nëse do përballje kur të duash, ti më njeh kemi qenë në këshill bashkiak. Nuk dua herë tjetër me na bë estradë të Shkodrës se atje je pagëzuar katolik, të Tiranës ku je pagëzuar kryetar bashkie, apo të Korçës ku ke dëshirë shpesh herë të dalësh në vakancë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *