Situata e sigurisë ne Afganistan dominoi punimet e ditës se dyte te samitit te NATO-s ne Varshave. Shqipëria si nje nga vendet anëtare te aleancës dhe e pranishme prej vitesh me nje mision ne këtë vend, konfirmoi angazhimin, duke dyfishuar trupat e saj ne mision paqeruajtës. Kryeministri Rama kërkoi vëmendje me te madhe te Aleancës ndaj rajonit te Ballkanit, duke u ndalur tek Kosova. Institucionalizimi i marrëdhënies së NATO-s me Kosovën do të shërbente si katalizator për gjithë hapësirën e Evropës Adriatike. Ai beri apel per njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Liderët ne samit ranë dakord te vazhdojnë trajnimin e forcave afgane te sigurisë edhe ne vitin 2017, duke zgjatur nje mision mbështetës per vendin. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Afganistani përballet ende me destabilitet dhe akte dhune, ndërsa talebanet e rrezuar prej vitesh nga pushteti perbejne ende kërcenim. Me heret presidenti amerikan Obama kërkoi te rritet mbështetja per luften kundër talebaneve. Forcat afgane do te financohen deri ne vitin 2020 me rreth 1 miliard dollarë ne vit, pjesa me e madhe e te cilave do te sigurohen nga SHBA. Numri i forcave te NATO-s ne vitin 2017 do te mbetet thuajse ne te njëjtën shifer me ate aktuale, rreth 12 mije trupa. Përveç Afganistanit, pjese e diskutimeve ne samit ishin edhe situata ne Irak dhe ne Ukraine. Mes vendimeve te marra ishte nje marrëveshje per trajnimin dhe kapacitetet ndërtuese brenda Irakut, qe avionët survejues te NATO-s t’i japin informacione koalicionit kundër ISIS, si dhe te zgjerohet prania detare ne Mesdhe. Liderët rane dakord te rrisin mbështetjen dhe ndihmën per institucionet e mbrojtjes dhe sigurise ne Ukraine. Ne diten e pare te samitit u miratua dislokimi i katër batalioneve shumëkombëshe ne tre shtete Balltike dhe ne Poloni per t’iu përgjigjur kërcënimit nga Rusia. Samiti i Varshaves konsiderohet me i rëndësishmi per Aleancën qe pas Luftës se Ftohte.