E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama diskuton me ministrat programin në Velipojë

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë një mbledhje informale të kabinetit, që do të drejtojë në mandatin e dytë. Mbledhja dyditore, e cila do të zhvillohet në Velipojë të Shkodrës, vjen rreth një javë pas takimit të parë të 28 Gushtit, zhvilluar në Llogara.

 

Në mbledhje do të diskutohet programi, i cili pritet të shpallet në kuvend javën e ardhshme. Shefi i ekzekutivit do të ketë në tavoline prioritetet e secilës ministri në katër vitet ardhshme, si dhe afatet e konkretizimit të tyre. Mësohet se do të dëgjohen të gjithë ministrat, të cilët do të referojnë mbi projektet dhe zbatimin e tyre. Po ashtu ne fokus do të jenë edhe strukturat, kryesisht të atyre dikastereve të cilave do t’u bashkohen ministritë qe shkrihen.

 

Reklamë

Kjo mbledhje informale e kabinetit qeveritar në Velipojë pararend seancën e së shtunës më 9 Shtator, ku pritet të votohet kryetari i ri i Kuvendit, post i cili do t’i besohet ish-kryetarit të grupit parlamentar socialist, në legjislaturën e fundit, Gramoz Ruçi.

 

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku u shpall përbërja e kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Rama vuri theksin tek reformat administrative që duhet të ndërmarrë qeveria e ardhshme, si dhe reduktimi i institucioneve, ulja e procedurave në shërbim të qytetarëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë