Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca kanë zhvilluar një vizitë në një kompani eksporti në fshatin Zgjanë.

Teksa flisnin per prodhimin e fermerëve ne Lushnje, kreu qeverisë theksoi se bujqësia ka bërë transformime mbresëlënëse dhe se janë ngritur ferma moderne që do të gjenerojnë punësim.

“Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian.”

Ndërkohë, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se i mirëpret investimet në Bujqësi dhe  se nga projekti po përfitojnë mijëra persona.

“Investimet në bujqësi janë të mirëpritura. Me mijëra persona kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë nga ky projekt.”

Sipas Ramës, investimet në këtë sektor kanë bërë që bujqësia të rilindë.

“Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithcka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domtatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *