Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama reaguan pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se opozita do t’i japë fund bojkotit të mbledhjeve për reformën zgjedhore.

Yuri Kim shkroi se të njëjtën sjellje duhet të shfaqin edhe liderët e tjerë politikë.

“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.”

Ndërsa kreu i qeverisë tha se kjo është një kthesë e rëndësishme, ndërsa shtoi se është koha t’i jepet fund debatit për reformën zgjedhore.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus🇦🇱🇪🇺”

Rikthimi i opozitës në tryezë u përshëndet edhe nga përfaqësuesi i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Lulzim Basha njoftoi këtë të enjte se opozita do të rikthehet në tryezën e reformës zgjedhore për të penguar planin mafioz të Edi Ramës për të vjedhur votën e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *