Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka dhënë autorizimin për të negociuar me Rusinë dhe Kinën për vaksinat e tyre.

 

Referuar vendimit, negociatat do të kryhen nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

 

“Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”, thuhet në aktin normativ.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *