Kryeministri Rama bëri një tjetër reagim në facebook në lidhje me masat që ai vetë lajmëroi për kufizimet e reja në lëvizjen e qytetareve dhe masat administrative.

Shqetësimit se kufizimet e reja do të ndikojnë tek ulja e fluksit të qytetareve në sportelet bankare, meqë nga enjtja do të ndalohet lëvizja në këmbë nga ora 10.00 deri në 16.00, Rama iu pergjigjet:

 

Ta kuptojnë edhe bankierët se jemi në luftë dhe t’i hapin sportelet nga ora 06.00 – 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 – 18.00 pasdite!

Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën!

Po të kishte bombardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? E pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim!

Adaptohuni miq! Kjo nuk është lojë po luftë!

 

Rama bëri të ditur se vec lëvizjeve të hapura në qytet vetëm në oraret 06:00 deri në 10:00 paradite dhe pastaj 16:00-18:00 pasdite, nuk lejohet lëvizja e qytetareve të shoqëruar nga nje ose më shumë persona të tjerë, ndryshe do të gjobiten me 10 mijë lekë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *