E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Radhë të gjata për librat shkollorë

Per te pajisur fëmijët me libra, prindërit shqiptare vazhdojnë te vuajnë dhe shtyhen ne radhe. Nuk janë falas, por edhe për ti blere duhet te presësh me ore ne radhe dhe serish nuk e ke plotësuar te gjithë paketën e teksteve. Dy dite para fillimit te shkollës ne libraritë e Tiranës, prindërit dhe fëmijët tregojnë se pas orësh te tera ne radhe nuk i kane blere te gjithë tekstet. Thuajse per çdo klase ka mungesa. Mungesa e teksteve ndihet edhe ne rrethe. Ne Fushe Kruje nxënësit e klasave te 10 ende nuk kane blere asnjë libër pasi mungon e gjithë paketa per ketë vit. Ndërsa nje tjetër problem është pajisja me tekste per komunitetin rom. Me ligj fëmijët rom i përfitojnë librat falas, por ne pikat e shitjes nuk u jepen pa i blere. Drejtori i shkollës” Naim Frashri’ ne Korçe ku mësojnë 270 nxënës te komunitetit rom dhe egjiptian thotë se shpërndarja e teksteve per këta femije do behet ditën e pare te shkollës ne klasa. Me herët, drejtues te Ministrisë se Arsimit pranuan problemet me shpërndarjen dhe mungesën e teksteve per shkak te vonesës se prodhimit te pullës se sigurisë. Kjo do te thotë se edhe kete vit fëmijët do ta fillojnë shkollën me mungesa te librave.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video