Subscribe

Qeveria ka intensifikuar akuzat ne drejtim te koncesionarit te aeroportit Nene Tereza, duke e etiketuar ate si përgjegjësin kryesor per grabitjen e miliona eurove. Por pavarësisht kësaj situate, asnjë zyrtar i qeverise nuk thotë nëse kjo kontrate duhet te anulohet apo te rishikohet. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku edhe pse e ashpër ne akuza, njoftoi e do te do te zhvilloje nje takim me përfaqësuesit me te larte te kompanisë kineze.

 

Ne nuk ulemi me ne tryeze bisedimi me përfaqësues te TIA-s. Kam kërkuar nje takim urgjent me drejtuesit me te larte te kompanisë kineze, takim te cilin do ta realizojmë sot. Nuk kemi me kohe per te humbur, por per te marra masa te menjëhershme, pavarësisht kostove.   

 

Balluku shtoi se pronaret kineze janë duke luajtur me kontratën koncesionare, pasi ne mënyre te vazhdueshme, ata kane refuzuar te bëjnë investimet e nevojshme. Por per ministren shteti i ka duart e lidhura per shkak te nje kontrate te keq hartuar.

 

Koncesionari duket se ka me shume për zemër te merret me parkingjet dhe jo me rritjen e elementeve te sigurisë. Qe ne 2016 i kemi kërkuar qe te përmirësoje elemente e sigurisë, por ai ka kryer ndërhyrje minimale. Nga ana tjetër ai preferon te gjobitet dhe te paguaje gjobat sesa te kryeje investimet e kërkuara. Sipas kontratës gjoba është vetëm 500 mije leke dhe jo me shume.

 

Ministrja mohoi qe institucionet qe monitorojnë kete sektor, te kene përgjegjësi direkte.

 

Kontrata koncesionare me aeroportin është miratuar qe ne 2004, nga qeveria Nano, por ajo u rishikua ne 2016 nga kjo mazhorance, por vetëm per zgjatje te afati me qellim hapjen e aeroporteve te reja.

 

Pikat e tjera te saj mbeten te pandryshuara, duke e lene te qete koncesionarin te shijoje milionat nga parate e shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *