E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qeveria “Rama 2” betohet në presidencë

14 ministrat së bashku me kryeministrin Edi Rama janë betuar në presidencë, në një ceremoni e cila nis në orën 17:00 dhe që zgjati vetëm pak minuta. Te gjithë anëtaret e kabinetit iu përmbajtën protokollit dhe i pari qe u betua ishte vete Edi Rama.

 

Rama dhe Meta shtrënguan duart, duke lenë te shkruarën konfliktuale. Kreu i shtetit, pasi uroi kryeministrin e ministrat, kishte edhe disa porosi per qeverinë. Sipas tij, shqiptarët presin nga qeveria rezultate konkrete veçanërisht ne zbatimin e reformës ne drejtësi.

 

Reklamë

Meta theksoi se anëtarësimi për në Bashkimin Europian mbetet nje sfidë, për të cilën kërkohet edhe bashkëpunimi i shumicës me pakicën. Tashmë pjesë e opozitës është edhe bashkëshortja e presidentit, si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Vendimi parë i qeverisë i njoftuar disa dite me pare nga vete Rama është shpallja e 2018-es, viti Skëndërbeut. Presidenti deklaroi mbështetjen e institucionit që drejton per këtë nisme. Protokolli ishte i përpiktë deri në fund dhe u mbyll me nje foto te kabinetit te ri. Pasi lane presidencën, kryeministri e ministrat iu drejtuan në këmbë selisë se qeverise, duke ecur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

Madje te gjithe janë kujdesur që të respektojnë rregullin, duke pritur dritën jeshile të semaforit. Një sinjal ky, i cili i shkon për shtat frymës se qeverise, për te respektuar rregullat dhe për te forcuar shtetin.

 

Më shumë video

Reklamë