Një banesë është qëlluar me armë zjarri gjatë mesnatës në Selenicë, të Vlorës.

 

Ngjarja është regjistruar rrreth orës 01:00, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M.

 

Sipas policisë nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

 

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *