Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet e bashkëshortes së Alexei Navalnyt, e cila thotë se burri i saj u helmua në burg.  Kur u pyet në lidhje me pretendimin e Yulia Navalnaya se Putin vrau burrin e saj, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov nuk pranoi të komentonte.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit tha se akuzat, sipas të cilave Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny, janë të pabaza dhe të neveritshme.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ai u helmua me Novichok, Putin e vrau,” pretendoi e veja e Navalny.

“Vladimir Putin vrau burrin tim”.

“Diku në një burg në Rrethin Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë tonë, të ardhmen tonë”, shtoi ajo në deklaratën e saj, e cila filloi me frazën “përshëndetje, unë jam Julia Navalnaya.”

Ajo akuzoi Rusinë për fshehjen e trupit të burrit të saj sepse, siç argumentoi ajo, Moska pret që gjurmët e Novichok të zhduken nga trupi i tij.

Në video, e veja e Navalny zotohet gjithashtu se do të bëjë publike emrat e personave të përfshirë në vdekjen e bashkëshortit të saj dhe arsyen pse ai dha frymën e fundit në burg.

“Unë dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të krijoj një Rusi të lirë, do të vazhdoj punën e Alexei Navalny”, shtoi Yulia Navalnaya. 

“Unë nuk kam frikë, mos ki as ti. Ju ftoj të qëndroni pranë meje, të mos ndajmë vetëm trishtimin dhe dhimbjen që na ka përqafuar. Ju ftoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tonë. Unë ju flas me fjalët e Alekseit, të cilat i besoj vërtet. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im ëndërronte. Kjo është ajo që na duhet”, tha gruaja e Navalny.

Siç theksoi ajo “kjo është mënyra e vetme, askush tjetër, që sakrifica e tij e paimagjinueshme të mos shkojë dëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *