Në një intervistë për kanalin shtetëror rus Rossiya-1 , presidenti rus Vladimir Putin  e përshkroi Turqinë si partnerin më të besueshëm të energjisë, tani që Gjermania i ka kthyer shpinën hidrokarbureve ruse.

Udhëheqësi rus vuri në dukje se zyrtarët gjermanë janë të zënë me luftime të brendshme politike dhe se politikat e tyre po shkatërrojnë ekonominë e vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

Në Gjermani po zhvillohet një mosmarrëveshje politike mjaft komplekse. Kush po përpiqet të qëndrojë në pushtet ose të vijë në pushtet ndonjëherë është vështirë të shihet nga jashtë. Është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të bëja asnjë vlerësim. Politika aktuale e qeverisë ekzistuese po i shkakton dëme kolosale të ardhmes së ekonomisë gjermane”, tha Putin.

Prej disa muajsh, Putin ka nisur “flirtin” me Erdogan, duke i dhënë këtij të fundit edhe sistemin raketor S-400.

Pikërisht, kjo “dhuratë” e Putin, bëri që Turqia të humbasë mundësinë e blerjes së dy avionëve ushtarak F-35.

SHBA i kishte premtuar Turqisë blerjen e dy avionëve F-35, por pas “flirtit” me Putin, këto pajisje iu dhanë  Greqisë. Por pasi i dha “OK” Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, Turqia i ka kërkuar sërish Amerikës që ta pajisë me avionët F-35, por SHBA duket se do ia “plotësojë” dëshirën vetëm nëse Erdogan heq dorë nga “flirti” me Putin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *