Subscribe

Kjo video e regjistruar me telefon tregon momentet e fundit te jetës se 43-vjecarit afro-amerikan Keith Lamont Scott. Ai u qellua nga nje polic ne Charlotte ne Karolinen e Veriut, ngjarje qe nxiti protestat kundër dhunës se policisë. Videoja është regjistruar nga bashkëshortja e viktimës, e cila u bën thirrje agjenteve te mos hapin zjarr, pasi ai është i paarmatosur. Ndonëse nuk mund te shihet nëse personi ka pasur arme, dëgjohen policet qe i kërkojnë atij ta dorëzoje ate. Familjaret e afro-amerikanit thane se vendosen ta publikonin videon,  pasi policia ka refuzuar te shfaqe regjistrimet nga kamerat e vendosura ne automjete, apo ne trupat e agjenteve. Protestat kundër vrasjeve te fundit te personave me ngjyre kane vijuar ne Karolinen e Veriut edhe gjate natës, ndonëse pjesëmarrja ka qene me e ulet. Ngjarjet e fundit me vrasjet dhe protestat jane kthyer ne çështje te ndjeshme edhe per kandidatet per president te SHBA, Clinton e Trump. Clitnon ka deklaruar se duhet te vendoset drejtësi dhe te bashkëpunohet per te larguar përçarjen. Te dy rivalet kishin kërkuar te vizitonin qytetin, por jane këshilluar nga kreret lokale te qëndrojnë larg per momentin, pasi situata është ende e tensionuar.  Clinton vazhdon te kryesoje sipas sondazheve me 6 pike përballe Trump, qe se fundi është mbështetur edhe nga ish-rivali i tij republikan Ted Cruz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *