Subscribe

Kryeministri Rama ka publikuarf letren që Sandër Lleshaj i ka dërguar presidentit Meta ku I bën të ditur se ka vendosur që të heqë dorë nga karriera ushtarake.

Kjo kërkese duhet të firmoset nga presidenti në mënyrë që ti hapet rruga marrjes së një posti të rëndësishëm politik sic është ai I Ministrit të Brendshëm.

Në letren e tij, Sandër Lleshaj thotë se ka vendosur të heq dorë nga karriera ushtarake pavarësia nga vendimi i Gjykatës.

 

Në poshtë letra e plotë e Sandër Lleshajt për presidentin Meta.

 

 

” Zoti President

Në gjithë këto vite të karrierës time si ushtarak kam shërbyer me dinjitet dhe devotshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, morale si ushtarak dhe qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Në funksionin tim politik, në fillim si këshilltar i kryeministrit dhe tashmë si zv/ ministër, gjithashtu kam zbatuar me përpikmëri detyrimet ligjore, etike, të funksionarit shtetëror dhe detyrimet e mia si qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Me devotshmëri dhe përgjegjësi ligjore e qytetare pranova propozimin e kryeministrit për të mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik.

Me pranimin e këtij propozimi, i cili lidhet në mënyrë të pandashme me mos ushtrimin e funksionit të ushtarakut, unë kam vendosur edhe heqjen dorë nga karriera ime ushtarake, pavarësisht nga mundësia që vendimi i Gjykatës më ka dhënë. Konsideroj se zgjidhja e ngërçit kushtetues dhe emërimi me sukses i ministrit të Brendshëm, pavarësisht emrit të përveçëm të ministrit, është një interes madhor publik që prevalon mbi interesat e mia individuale.”

 

Pas publikimit të kësaj letre, Rama shkruan se Meta është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë.

Pak ditë më parë Rama ridergoi në presidencë kërkesën për dekretimin eSandër Lleshajt si Minister i Brendshëm ndërkohë që sot kreu i shtetit iu përgjigj me një leter drejtuar Ramës,Rucit dhe Xhackës ku bënte 14 pyetje në lidhje me figuren e Sandër Lleshajt. Ky i fundit aktualisht është emeruar në funksionin e zv.ministrit të brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *