Subscribe

Edhe pse norma e inflacionit po shënon rënie të vazhdueshme, çmimet e produkteve ushqimore mbeten ende të larta.

 

Dobësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane, si dhe ulja e çmimit të karburantit janë faktorë që mallrat e importit të vijnë më kosto edhe më të lirë, por pse ato nuk reflektohen në çmimin final që paguajnë qytetarët? Theodhori Kristuli, nga Unioni i Tregtarëve Ushqimorë, thotë se ka një relaksim të çmimeve nga importi, por ka dhe abuzime në treg, që duhet të monitorohen nga institucionet.

 

Unë shoh që ka një ulje cimimi në mallrat e i mportit. Sot cmimi I një ton grurë ka rënë me afro 50% krahasuar me një vit më parë. Pra është në kufinjtë e 260$/ ton. Për rrjedhojë edhe cimimi I miellit ka rënë me 25-27 lekë/kg. Disa furra buke kanë reflektuar në ulje cmimi, po shumë të tjera jo. Mbetet në vlersimin e kostove të tyre dhe në insitucionet e shtetit për të verifkuar nëse cmimet që ato ofrojnë janë apo jo të drejta-shprehet Kristuli

 

Bizneset thonë se një nga faktorët që çmimet nuk ulen, ka të bëjë edhe me rritjen e kostove, si pasojë e largimit të fuqisë punëtore. Ky fenomen ka bërë që biznesi të rrisë pagat.

 

Qeveria rriti pagën minimale dy herë vitin që shkoi si dhe sërisht këtë vit. këto janë kosto që paguhen nga biznesi. Paralelisht largimi masiv I punëtorëve është presin për të rritur pagat e punonjësve që kemi dhe kjo është kosto e shtuar-tha Kristuli

 

Kriza e fortë e inflacionit ka sjellë edhe një tkurrje të konsumit në tërësi. Ky fakt ka sjellë që kostoja për njësi të jetë e lartë dhe nuk përkthehet në ulje çmimi.

 

Të dhënat që vijnë nga tregjet tregojnë se ka një rënie kosumi në tërësi. Duke u shitur më pak, tendenca është që cimimi të mbetet I lartë për të nxjerrë kostot e prodhimit. Ndaj me rikthimin në normalite të konsumit mund të presim ulje cmimi.

 

Sektori i bulmetit është i vetmi që mbulohet me prodhim vendas, ku çmimet mbeten të larta pasi oferta është e ulët, pasi janë produkte që nuk konkurrohen nga importi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *