Subscribe

Sistemi zgjedhor nuk do të ndryshojë. Socialistët që kanë shumicën e votave në parlament e kanë bërë të qartë nëpërmjet bashkëkryetarit të komisionit të reformës Damian Gjiknuri, se tani nuk është moment për të diskutuar ndryshimin e sistemit.

Gjiknuri ka shpjeguar se çdo ndryshim kërkon një ndërhyrje themelore në kushtetutë dhe është e pamundur të realizohet për zgjedhjet e vitit te ardhshëm.

DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT TE REFORMES, PS

Ka shumë sisteme, po si do arrijmë rezultate të përbashkëta, kur ndryshohet sistemi zgjedhor, ndryshohet raporti që ka kuvendi me presidencë, në institucionet e tjera, nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit”

Debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor është kthyer në skenën politike pas propozimit të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim qq Shqipëria të marrë në konsideratë sistemin danez. Këtij  propozimi iu referua edhe Rudina Hajdari, e cila bëri thirrje për ndryshimin e proporcionalit rajonal.

RUDINA HAJDARI

BASHKEKRYETARE E KOMISIONIT TE REFORMES

 SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend. 

Por pavarësisht argumenteve të deputetëve të opozitës, Gjiknuri ka theksuar se sistemi nuk është problemi i zgjedhjeve në Shqipëri.

Damian Gjiknuri

“Zgjedhjet nuk kanë qenë problem sistemi, por mos pranimi i rezultati nga humbësit. Jo për shkak se ligji ka qenë i keq, jo se vendi s’ka ditur të bëjë zgjedhje. Humbësit zakonisht mallkonin sistemin.

Gjiknuri ka shfrytëzuar seance plenare për t’i bërë thirrje PD dhe LSI të kthehen në tryezën e negociatave për reformën zgjedhore, por ftesa e tij për të mbledhur nesër këshillin politik ka mbetur pa përgjigje nga opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *