Partia Socialiste mblodhi kryesinë e paraditen e kësaj të mërkure.

Mbledhja e kryesisë vjen vetëm tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

PS mori 60 bashki për shkak edhe të faktit që në gjysmën e tyre, kandidatet e mazhorances nuk paten rival ndërsa tek të tjerat kishin përballe kandidate të partive të vogla opozitare.

Megjithatë, Kryesia e PS mblidhet në një moment kur përplasja e kryeministrit Rama me Presidentin Meta është më e fortë se kurrë.

Kreu i shtetit lëshoi akuza të rënda ndaj Ramës të martën në konferencë për shtyp ndërsa PS po vijon procedurat me komisionin hetimor për shkarkimin e Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *