Aktivisiti Redon Meksi, iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare që do të zhvillohet të shtunën kundër rritjes së çmimeve.

 

Nëse kërkesat drejtuar qeverisë nuk plotësohen, ai paralajmëroi se do të qëndrojnë në shesh 24 orë.

 

“Që sot do njoftojmë policinë që ditën e shtunë, do vijmë këtu do të zëmë sheshin dhe nuk do të largohemi deri sa të na plotësohen kërkesat. Do rrimë natë dhe ditë. Do marrim masa që të jemi këtu. Policia nuk ka çfarë të bëjmë sepse jemi në zbatim të ligjit. Do të qëndrojmë dhe nuk do lëvizim. Nuk do zbythemi nga ky vend. Nuk ka opozitë dhe as qeveri. Vetëm ne kemi mundësinë që t’I dalim përballë këtyre gjërave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *