Subscribe

Rreth 150 punonjës të kompanisë së Albpetrol në Fier dolën në protestë këtë të martë.

Ata kërkuan anulimin e vendimit të kompanisë, të marrë gjatë kohës së pandemisë, pasi prej disa muajsh po vijojnë marrin vetëm 40% të pagës. 

Punonjësit thanë se në lidhje me këtë problematikë kanë vendosur në dijeni dhe autoritetet shtetërore ndërsa paralajmëruan se krahas protestave do i drejtohen gjykatës.

Vendimi për reduktimin e pagave nga Albpetrol u mor me qëllim përballimin e situatës së vështirë të krijuar gjatë kohës së pandemisë. Por ndonëse prej dy muajsh situata është normalizuar, kompania ende nuk i ka kaluar një pjesë të punonjësve me pagë të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *