Banorët e një kompleksi pallatesh të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në lagjen 17 të Durrësit protestuan serish perpara bashkise.

Ata kërkuan një përgjigje nga autoritetet vendore në lidhje me procesin e rindërtimit. Banorët thanë mungon informacioni per ekspertizen e thelluar te bere nga ekspertet e institutit te ndertimit.

Ata ngritën gjithashtu shqetësimin se prej dy muajsh u është ndërprerë edhe bonusi i qirsasë.


Një përfaqësi e banorëve zhvilloi një takim me kryebashkiaken, emiriana sako, e cila u sqaroi atyre hapat që po ndiqen për procesin e rindërtimit.

Kjo është e disata protestë e banorëve pasi pallati ku ata jetonin mesoi dëmtime të shumta nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *